Sporti

De Bruyne: Askush nga ne nuk mendon se ndaj Interit do jetë e lehtë

06/09/2023 10:30
nga:E K

Inter dhe Manchester City do të përballen nesër mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku nesër zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne foli para ndeshjes së nesërme.

Ai tha se ndaj Interit nuk do jetë e lehtë pasi skuadra italiane është skuadër që e di lojën e vet dhe e bënë më së miri atë.

“Nuk mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve nëse nuk je një skuadër e fortë. Interi fitoi Kupën e Italisë, ata fituan pothuajse çdo ndeshje në fund të sezonit. Ata janë një ekip me një identitet të qartë, atë që bëjnë, e bëjnë shumë mirë. Askush nga ne nuk beson se do të jetë e lehtë kundër Interit. Dhe pastaj është një finale, gjithmonë fillon me të njëjtat shanse të dy skuadrat“, tha belgu.

/GazetaBlic Sport/