Franck De Boer, në një intervistë për Sky Sport, ka thënë se, njësoj sikurse Argjentina, ka gjasa edhe Holanda për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Ish-trajneri i Interit tha se “tulipanët” po bëjnë një paraqitje të mirë në këtë kampanjë, çka i shton pritshmëritë ndaj saj për të kaluar në gjysmëfinale.
“Fansat mund të thotë se në këtë ndeshje është favorit Argjentina, sa u përket gjasave për të kaluar tutje. Gjithsesi, unë e shoh futbollin më ndryshe. Unë mendoj se të dyja kanë gjasa njëjtë. Pra është 50/50”, tha ai.
Holandezët deri në këtë stad të garës nuk e kanë asnjë humbje, ecuri kjo që synohet të vazhdohet edhe më tutje.
Mbetet të shihet nëse “tulipanët” do të jenë të gatshëm ta “çojnë në shtëpi” Messin me shokë.