van dijk
Sporti

De Boer e do me çdo kusht Van Dijk në Kampionatin Evropian

06/05/2021 23:04
nga:E K

Sipas raporteve nga mediat angleze, Virgil van Dijk do të marrë një rol jozyrtar me Holandën.

Ylli i Liverpool nuk do të luajë në turne, për shkak të lëndimit që kishte marrë në tetor të vitit të kaluar në derbin ndaj Evertonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë De Boer e do kapitenin e tij të jetë pjesëmarrës në një mënyrë apo tjetrën.

Holandezi po mendon që t’i japë një rol kapitenit të Holandës në mënyrë që të jetë në zhveshtoren e ekipit që të motivojë skuadrën.

/GazetaBlic Sport/