Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se kuqezinjtë duhet të ndihen shumë krenarë për paraqitjen e tyre në Kampionatin Evropian 2024.
I pyetur se si mund të shkojë përballja e Shqipërisë me Spanjën, De Biasi tha se ekziston mundësia e një fitoreje.
“Lojtarët mund të jenë pak të zhgënjyer nga dy ndeshjet, sepse arritën vetëm 1 pikë. Besoj se paksa trishtim mbetet, por duhet të jenë krenarë. Meqenëse Spanja është kualifikuar mund të tregohet pak më pak e vendosur në rezultatin kundër Shqipërisë”.
“Nëse Shqipëria bën një lojë inteligjente, edhe mund të fitojë ndaj Spanjës. E di që mund të duket një marrëzi ko që sapo thash, por kjo mund të jetë një fitore që të na çojë në raundin e dytë”, tha De Biasi.
Kujtojmë se Shqipëria do të përballet me Spanjën të hënën më 24 qershor në Dyseldorf të Gjermanisë.