Rapidi i Bukureshtit e ka prezantuar transferimin e sulmuesit kosovar, Drilon Hazrollaj.
Futbollisti deri më tash i Malishevës, do ta vazhdojë karrierën në Rumani, shkruan GazetaBlic Sport.
Hazrollaj do ta përfundojë këtë edicion me skuadrën kosovare dhe më pas do të fillojë aventurën tek skuadra e re.