Baton Zabërgja është risia në listën e Kombëtares së Kosovës.
Sulmuesi është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan GazetaBlic Sport.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e tij në Shqipëri, FC Dinamo.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e rradhës në Uefa Nations League në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë.
/GazetaBlic Sport/