Sporti

Zyrtare: Ankesa u refuzua, ndeshja Osasuna – Barcelona do të luhet më 27 mars

03/20/2025 14:29
nga:Mergim Rreci

Barcelona – Osasuna do të luhet të enjten e ardhshme, më 27 mars, pasi Komisioni i Apelit refuzoi ankesat e të dy klubeve, duke lënë në fuqi vendimin fillestar të gjyqtarit disiplinor të RFEF.

Ky takim ishte shtyrë për shkak të vdekjes së mjekut të klubit katalunas para dy javësh.

Edhe pse Barcelona bëri apel që ky takim të shtyhet për një datë tjetër, kjo gjë është refuzuar nga LA Liga dhe ndeshja do të luhet në datë e caktuar.

Hansi Flick nuk do t’i ketë dy lojtarë për këtë takim. Bëhet fjalë për Araujo dhe Raphinhan. Të dy janë të zënë me kombëtaret e tyre, dhe kjo isht pikërisht ajo pse Barcelona u ankua.

Apeli i Osasuna u bazua në faktin se lojtarët e saj nuk do të kishin 72 orë pushim ndërmjet dy ndeshjeve, por edhe kjo u refuzua.

/GazetaBlic Sport/