Sporti

Zinchenko jep shpresa tek ukrainasit: Do ta zhvillojmë ndeshjen e jetës ndaj Uellsit

06/02/2022 09:17
nga:Mergim Rreci

Oleksandr Zinchenko deklaroi se fitorja kundër Skocisë (3-1) ishte shumë e rëndësishme për planet e Ukrainës, por nuk do të vlejë asgjë nëse nuk e mposhtin Uellsin në finalen e play-off-it.

Ky takim do të zhvillohet të dielën në ora 17:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Çdo ndeshje për ne është një finale. Një tjetër për të shkuar dhe ne duhet të fitojmë. Duhet të triumfojmë, përndryshe ky rezultat nuk do të thotë asgjë. Ne shënuam tre gola dhe mund të kishim shënuar më shumë. Ndeshja e së dielës do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Duhet të luajmë lojën e jetës sonë”, ka pranuar mesfushori duke folur për Sky Sport.

/GazetaBlic Sport/