Lajme

Zgjedhjet komunale: Sot hidhet shorti për renditjen e partive

09/04/2025 07:06
nga:G B

Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, deklaroi ai.

Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00 dhe zhvillohet në Swiss Diamond Hotel.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.