Kombëtarja e Kosovës U-17 u grumbulla javën e kaluar në Bullgari.
Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e kishte publikuar listën e futbollistëve, listë kjo që nuk mbeti pa u kritikuar, përcjell GazetaBlic.
Në këtë listë nuk figuruan dy lojtarët e FC Prizrenit, Lirigzon Elshani dhe Andi Sadriun.
Andi Sadriu luan si qendërsulmues, kurse Lirigzon Elshani ka pozitën e qendërmbrojtësit.
Dy lojtarët pavarësisht paraqitjeve të mira nuk u ftuan nga Kosova U-17 për këto dy ballafaqime miqësore. Por, të dy lojtarët në fjalë, Elshani dhe Sadriun kanë pranuar një ftesë nga FSHF.
Kombëtarja e Shqipërisë U-19 ka ftuar lojtarët në fjalë dhe ata tashmë kanë pranuar natyrisht ta veshin fanellën kuq e zi.
Ata luajtën në ndeshjen miqësore në të cilën u përballen Grupa A dhe B e kësaj kombëtare U19.
/GazetaBlic/