Superliga e Kosovës vjen me ndeshjet e radhës.
Në programn për ditën e sotme është një ndeshje interesante, atje ku në fushë zbresin Ulpiana e Prishtina, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina nën urdhërat e trajnerit të ri do të synojë fitoren ndaj skuadrës së Ulpianës në transfertë, ndeshje kjo që nuk pritet të jetë aspak e lehtë për kryeqytetasit.
Ulpiana ka treguar paraqitje shumë pozitive në stadiumin e saj dhe këtë gjë mund ta vazhdojë edhe sot ndaj skuadrës së Prishtinës.
Ndeshja zhvillohet në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


