Sporti

Përplasje e frikshme kokë me kokë, futbollisti i Gjilanit largohet nga fusha

02/24/2024 14:22
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Gjilanit, Donaldo Acka ka pësuar  një lëndim në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Acka u godit kokë me kokë me një futbollist të Ballkanit, goditje që i shkaktoi një lëndm aspak të lehtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik eventual serioz.

Ai u detyrua të largohet menjëherë nga fusha, atje ku rezultati vazhdon të jetë 1 me 1.

/GazetaBlic Sport/