Federata e Futbollit të Kosovës pritet të ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s, e cila i dha fitoren zyrtare Rumanisë.
FFK-ja kishte paralajmëruar se do ta dërgojë lëndën tek Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e cila në shumë raste ka sjellur vendime të kundërta me ato nga UEFA, transmeton GazetaBlic Sport.
Pala që dëshiron të paraqesë një mosmarrëveshje në CAS duhet t’i dërgojë Zyrës së Gjykatës së CAS një kërkesë për arbitrazh (procedurë e zakonshme) ose një deklaratë apeli (procedurë apelimi), përmbajtja e së cilës përcaktohet nga Kodi i Arbitrazhit lidhur me Sportin.
Në rastin e procedurës së ankimit, një palë mund të ankohet vetëm nëse i ka shteruar të gjitha mjetet e brendshme juridike të organizatës sportive në fjalë.
Kujtojmë që Shqipëria e kishte fituar rastin me Serbinë në CAS, pavarësisht që UEFA i kishte dhënë fillimisht të drejtë Serbisë me vendimin e saj.
/GazetaBlic Sport/