Zvicra dhe Kosova do të përballen të premten në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, atje ku ‘Dardanët’ synojnë vetëm rezultat pozitiv, transmeton GazetaBlic Sport.
Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, në përjashtim të një numri të vogël tek këndi i tifozëve të Kosovës, me një numër të madh të tifozëve shqiptarë që pritet të jenë të pranishëm në ‘St. Jakob Park ‘.
“Siç pritej, biletat e St. Jakob Park janë shitur plotësisht paraprakisht për duelin kundër Kosovës. Ashtu si në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në nëntor 2023, është mjaft e mundur që një pjesë e madhe e tifozëve në Joggeli do të mbështesin ekipin mysafir”, shkruan “Blick”.
/GazetaBlic Sport/


