Sporti

UEFA dhe autoritetet finlandeze të shqetësuara para finales së Superkupës së Evropës, shkak janë tifozët e Frankfurtit

08/10/2022 09:47
nga:Mergim Rreci

UEFA dhe policia e Helsinkit kanë ngritur alarmin para finales së Superkupës së Evropës që do të luhet sonte në mbrëmje.

Kjo për shkak të pranisë në një numër të madh të tifozërisë së Eintrachtit.

Të paktën 8 mijë tifozë gjermanë priten në stadium dhe pas trazirave të shkaktuara prej tyre në Seville në finalen e Ligë së Evropës janë ngritur shqetësime për të tjera trazira të mundshme në përballjen e sotme në kryeqytetin e Finlandës.