Sporti

U transferua nga Gjilani tek Drita, Dabiqaj largon të gjitha fotografitë që kishte me fanellën e ‘Skifterave’

07/06/2023 17:53
nga:Mergim Rreci

Albert Dabiqaj është zyrtarizuar sot tek skuadra e Dritës.

Dabiqaj do të jetë pjesë e ‘Intelektualëve’ për edicioin e ardhshëm, kurse atje u transferua nga skuadra e Gjilanit, rivalit të madh lokal të Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ajo që bie në sy është se Dabiqaj ka larguar menjëherë fotografitë që kishte me fanellën e ‘Skifterave’ në ‘Facebook’, duke dashur që të fillojë një epokë të re në të gjitha aspektet.

Aty shihen foto me skuadrat e tjera që ka luajtur, por asnjë e tillë me skuadrën e Gjilanit.