Sporti

Trofeu i Ligës së Kampionëve niset për në stadiumin “Ataturk”

06/10/2023 16:50
nga:Mergim Rreci

Inter dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku në ora 21:00 zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme, me të dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.

Para pak minutave, trofeu është nisur për në stadium, atje ku në fund do të përfundojë në duart e skuadrës angleze ose italiane.

/GazetaBlic Sport/