Trent Alexander Arnold do të bëhet futbollist i ri i Real Madrid.
Me kontratën aktuale që përfundon në fund të këtij sezoni, Arnold ka refuzuar çdo rinovim më afatgjatë dhe më të mirë financiarisht, duke e bërë të qartë se dëshiron të largohet, transmeton GazetaBlic Sport.
Anglezi u inkuadrua në ekipin e parë në vitin 2016 nga Jurgen Kloop, duke fituar më pas gjithçka që ishte për tu fituar dhe tashmë do t’i bashkohet Real Madridit.
Formacioni i skuadrës madrilene pritet të jetë i jashtëzkaonshëm me transferimin e mbrojtësit anglez, me skuadrat kundërshtare që do të kenë shumë vështirësi për t’i ndalur yjet e ‘Los Blancos’.