Tifozët e Lazios nuk kanë pasur shumë arsye për të qenë të lumtur në këtë edicion.
Rezultatet e dobëta dhe problemet brenda skuadrës kanë sjellur pakënaqësi të madhe tek ata, pëcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ata kanë dëshmuar kreativitetin e tyre me veprimin e fundit, duke i kërkuar Elon Musk që ta blejë skuadrën e tyre.
Tifozët i janë drejtuar në rrjetet sociale me një kërkesë të veçantë pikërisht atij, i cili është pronar i Teslas dhe që pak ditë më pare bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë!
Tifozët i janë drejtuar me këto fjalë “i dashur Elon Musk, ja një sfidë e re për ju, pasi bëtë tuajën Twitterin, blini edhe Lazion, që zotëron të njëjtat ngjyra si rrjeti juaj social”.


