Sporti

Tifozët e Fiorentina-s bojkotojnë sfidën në Torino, shkak bëhet Juventus

02/07/2023 08:24
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Fiorentinës kanë vendosur të bojkotojnë sfidën e ardhshme, atë përballë Juventus në Torino.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim zyrtar për shtyp, me tifozët të cilët kanë njoftuar se ky vendim nuk ka të bëjë me skuadrën e tyre apo ecurinë, por me kundërshtarin.

“Jo, nuk do të pranojmë kurrë kushtet e vendosura nga “ata” që kanë përfaqësuar gjithmonë të keqen absolute të futbollit. Nuk do t’i paguajmë kurrë këto shuma të çmendura për të ndjekur shfaqjen e tyre të pistë. Nuk do të jemi kurrë të gatshëm të regjistrohemi në faqen zyrtare të Juventusit siç kërkohet për të blerë biletat. Bojkotoni ndeshjen jashtë fushe në Torino, ka ardhur koha t’i japim një sinjal të fortë “mjeshtrave” që e kanë bërë këtë sport biznes. Futbolli është i popullit”.- shkruhej në postimin e ultrasve të Fiorentinës.

Çmimet e biletave në “Allianz” Stadium janë midis 46 dhe 50 euro dhe për të siguruar një të tillë duhet të regjistrohesh në faqën e klubit torinez dhe kjo ka irrituar në maksimum tifozët kundërshtarë, në këtë rast ata të Fiorentinës.

Pak ditë më parë, Juventus mori një goditje të fortë sa i përket këtij sezoni dhe jo vetëm, pasi u dënua me heqjen e 15 pikëve në kampionat dhe proçesi vijon të jetë ende i hapur, ndërsa “zhurma” ka prekur edhe skuadrën që nuk po arrin të shpreh maksimumin në fushën e lojës