Akordi mes palëve ende nuk është arritur, por duket se shumë shpejt gjërat do të bëhen zyrtare dhe Maurizio Sarri duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Lazios.
Mes palëve do të ketë sërish një tjetër takim dhe sipas mediave italiane janë vetëm detaje të vogla ato që i ndajnë palët, por shumë shpejt gjithçka do të marrë formë.
Momentalisht vetëm çështja pagës duket se ndan palët, mes 4 milionë eurove që kërkon Sarri dhe 3 plus bonuset që ofron Lazio.
Është drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare ai që kërkon me çdo kusht ish trajnerin e Juventusit të marrë drejtimin e ekipit. Gjithsesi, kreu i Lazios pavarësisht kërkesës së lartë ekonomike duket se është gati të sakrifikojë, ndërkohë, bardhekaltrit me Sarrin do të ndërrojnë skemë nga 4-3-1-2 ne 3-5-2.
Ndërkohë mediat italianë e japin si të sigurt që më afrimin e teknikut, transferimi i parë i tij do të jetë Elseid Hysaj.


