Lajme

Smajlaj ironizon: Ndoshta asistentët e deputetëve arrijnë më lehtë marrëveshje, janë më pa sherr, negociojnë më mirë

06/15/2025 13:03
nga:Genita C

Avdi Smajlaj, analist,  ka ironizuar situatën e ngërçit për konstituimin e Kuvendit, duke sugjeruar që problemin të mos e zgjidhin deputetët, por asistentët e tyre, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se asistentët mund të arrijnë marrëveshje më lehtë, pasi janë më pa sherr dhe negocojnë më mirë.

Smajlaj ka shtuar se Kuvendi nuk po mbetet për ndonjë gjë serioze dhe ka sugjeruar që ndoshta asistentët mund të tregohen më të përgjegjshëm sesa vetë deputetët.