Ballkani e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Conference League.
Skuadra kosovare do të përballet me Cluj, takim ky që luhet në ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampioni i Kosovës nuk ka më gjasa për kalim tutje, por do të mundohet që të largohet me fitore nga grupet e këtij edicioni.
Tashmë, skuadra është nisur për në Rumani dhe pritet që së shpejti të arrijë atje.


