Sporti

“Sezonin e ri fitojmë gjithçka”, mesfushori i premton besnikëri Bayernit

06/16/2023 15:55
nga:Mergim Rreci

Leon Goretzka i premton besnikëri Bayern Munchen. Edhe pse në shtyp ka qarkulluar lajmi se 28-vjeçari dëshiron të nisë një aventurë të re, kjo nuk është e vërtetë.

Në një prononcim për Sport1, shtatlarti qetësoi tifozët e skuadrës së Thomas Tuchel. Ndërkohë që theksoi se ambiciet e tij dhe të shokëve të skuadrës janë të mëdha.

“Nuk kam plane të tjera, dua të qëndroj te Bayern Munchen për të bërë gjëra të mëdha në sezonin e ardhshëm. Fakti që fituam sërish titullin kampion, nuk na ngop.

Në sezonin 2023/2024 duam të fitojmë çdo trofe, duam të fitojmë gjithçka”, deklaroi mesfushori gjerman, i cili është pjesë e klubit bavarez prej vitit 2018.

Goretzka u transferua te Bayerni si lojtar i lirë nga Schalke 04. Mesfushori numëron edhe 51 ndeshje e 14 gola me kombëtaren e Gjermanisë, aty ku prej vitesh është një titullar.