Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, iu drejtua tifozëve të ekipit para ndeshjes së rëndësishme kundër Al Hilal në raundin e 32-të të Arabisë Saudite.
Kjo ndeshje do të luhet sonte dhe është një betejë mes dy ekipeve në krye të renditjes, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mbështetja juaj na frymëzon çdo javë. Në stadium, në shtëpi dhe në mbarë botën. Kjo energji është me ne në fushë. Le ta bëjmë të japë fryte. Për ne. Për ju. Për Al-Nassr. Shihemi atje!” shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.
Al Nassr kryeson tabelën me 82 pikë përpara Al Hilal, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluara. Nëse Al Nassr fiton, Ronaldo dhe shokët e tij do të kurorëzohen kampionë. Kjo mund të jetë medalja e parë e artë e Ronaldos në Arabinë Saudite.
/GazetaBlic Sport/


