Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 35, Izet Sadiku ka shpallur fillimin e fushatës për ndryshim në degën e V-të të LDK-së në Prishtinë, ku thotë se kishte entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga banorët e Hajvalisë, raporton GazetaBlic.
Sadiku theksoi se fushata synon një të ardhme më të mirë dhe ftoi qytetarët që të bashkohen për të realizuar ndryshimin, duke nënvizuar se nuk ka kohë për të humbur, por ka mundësi për të bërë ndryshime të vërteta.
E plotë:
Filloi urgani i ndryshimit edhe në degën e V-të LDK-së në Prishtinë!
Me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e Hajvalisë dhe praninë e kryeministrit në ardhje dr. Lumir Abdixhiku hapëm fushatën e ndryshimit.
Bashkë do të ecim përpara dhe do të punojmë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë sepse nuk kemi kohë për të humbur, por kemi mundësi e zgjidhje për ndryshim.
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35