Sporti

Igli Tare konfirmon ofertat nga Arabia Saudite, komenton çështjen e titullit në Serie A

01/26/2024 09:41
nga:Mergim Rreci

Igli Tare, ish drejtori sportiv i Lazios, ka trajtuar tema të ndryshme në intervistën e tij shumë të gjatë për La Gazzetta dello Sport.

Një vëzhgues i shkëputur pas shumë vitesh si drejtor sportiv i Lazios , Igli Tare foli duke ofruar një pasqyrë të gjendjes së futbollit italian, transmeton GazetaBlic Sport.

Skaudra favorite për titullin – “Interi mbetet skuadra që duhet mposhtur sepse bëri një transfertë të rëndësishme dhe është e fortë, por gjithçka vendoset në mars. Nerazzurrët tani do të kenë kundërshtarë të fortë si Fiorentina, Juve, Roma dhe Atalanta, plus Atletico në Champions League. Ata do të duhet të vazhdojnë me këtë ritëm”.

Shakrkimi i Mourinhos-s – “E pranoj se më befasoi pak, edhe nëse kohët e fundit rezultatet nuk ishin më në anën e tij. Futbolli italian ka humbur një figurë të rëndësishme, por vendimin e Romës për ta zëvendësuar me De Rossin e konsideroj inteligjent: Daniele është i mirë dhe i dashur nga publiku”.

Kalimi i mundshëm në Arabinë Saudite – “Pas pesëmbëdhjetë vjetësh si drejtor i Lazios më duhej të shkëputesha mendërisht dhe të mbushja bateritë e mia, por tani jam gati të vlerësoj propozimet që më vijnë. Kishte diçka nga Arabia, por nuk ishte koha e duhur”.

/GazetaBlic Sport/