Sporti

Drona dhe forca të mëdha policore, kështu pritet të jetë stërvitja e parë e Messit tek PSG

08/11/2021 10:58
nga:Mergim Rreci

Leo Messi do të prezantohet pas pak si futbollisti më i ri i skuadrës së PSG.

Ndërkohë, ai do të mbajë nesër stërvitjen e parë me këtë skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas asaj që raporton e prestigjiozja franceze “L’Equipe”, për yllin argjentinas do të jetë një shtetrrethim i vërtetë, me forca të shumta policore dhe me dronë  sipër fushës së qendrës stërvitore të PSG-së.

Kujtojmë që ka një pritje madhështore për të në kryeqytetin e Francës, Paris.

/GazetaBlic Sport/