Sporti

Roma barazon me Feyenoord, rezultatet e ndeshjeve në Europa League

02/15/2024 20:42
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 18:45 në Europa League.

Feyenoord dhe Roma kanë barazuar me rezultat 1 me 1 në Roterdam, shkruan GazetaBlic Sport.

Galatasaray dhe Sparta Prague kanë zhvilluar një ndeshje fantastike, e cila përfundoi me shifrat 3 me 2.

Sporting triumfoi ndaj Young Boys 1 me 3, kurse Shakhtar dhe Marseille barazuan me shifrat 2 me 2.

/GazetaBlic Sport/