Sporti

Drita e fillon sonte paraqitjen e saj në UEFA Europa Conference League, konsiderohet si favorite ndaj kundërshtarit

07/08/2021 16:28
nga:Mergim Rreci

Sonte e enjte fillon kompeticioni më i ri i UEFA-s, i cili do të quhet UEFA Europa Conference League.

Nënkampionia e Kosovës, Drita do të përballet me ekipin nga Maqedonia Veriore, Deçiç, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje fillon nga ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

“Intelektualët” vlerësohen favorit për të shënuar fitore sonte. Fitorja e tyre nga kompanitë e njohura të basteve kuotohet nga nga 1.62 deri në 1.85.

Kurse, fitorja e skuadrës nga Tuzi ka kuota nga 4.00 deri në 4.82.

Barazimi është kuotuar nga 3.30 deri në 3.75.

/GazetaBlic Sport/