Gjiganti anglez, Liverpool do të vendosë një rekord klubi për numrin e shikuesve në ‘Anfield’ në një ndeshje lige të shtunën kundër Burnley-t.
Ndeshja do të ndiqet nga 60,000 spektatorë në stadiumin e rinovuar, dhe rekordi aktual i frekuentimit për një ndeshje të ligës është 58,757 spektatorë, i vendosur në dhjetor 1949 në barazimin me Chelsean (2:2), përcjell GazetaBlic Sport.
Punimet në tribunën e ‘Anfield Road’ nuk kanë përfunduar plotësisht dhe kur të përfundojnë në fillim të marsit, kapaciteti i stadiumit do të arrijë në 61 mijë. .
Projekti për zgjerimin e kapacitetit të tribunës së Anfield Road filloi në vitin 2021 dhe i kushtoi Liverpoolit 80 milionë paund, ose më shumë se 90 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/