Sporti

Real Madrid fiton me spektakël ndaj Gironas, lëndohen Bellingham e Mendy

12/07/2024 22:53
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është rikthyer tek fitorja në La Liga.

‘Mbretërit’ kanë triumfuar me rezultat 0 me 3 ndaj Gironas, shkruan GazetaBlic Sport.

Jude Bellingham, Arda Guler dhe Kylian Mbappe realizuan golat e fitores për ‘Los Blancos’.

Ishte një paraqitje shumë pozitive nga skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, e cila mori fitore me plotë meritë.

Lajm i keq është se në ndeshjen e sotme u lënduan Jude Bellingham dhe Ferland Mendy, duke i’u shtuar listës së gjatë të lëndimeve tek Real Madrid.

/GazetaBlic Sport/