Sporti

Reagoi ndaj tifozëve, Ronaldo rrezikon të dënohet

02/27/2024 19:55
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo rrezikon të sanksionohet për mënyrën se si iu përgjigj thirrjeve të tifozëve të Al Shabab për Lionel Messin.

Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim nga Federata Saudite, e cila do të dëshirojë të dijë versionin e lojtarit për incidentin, përcjell GazetaBlic Sport.

Bordi Disiplinor i Federatës Saudite të Futbollit pritet të shpallë një vendim në ditët në vijim. Sulmuesi humbi durimin pasi dëgjoi thirrjet për Messin

Sipas gazetës saudite Arriyadiyah, Ronaldo do të duhet të paraqitet personalisht para Bordit Disiplinor për të dhënë arsyetimin e tij për gjestin që bëri. Megjithatë, pritet që lojtari i Al Nassr t’i mungojë skuadrës së Luís Castros për disa ndeshje.

/GazetaBlic Sport/