Sporti

Rafael Van der Vaart ‘gozhdon’ Haalandin: Lojtari më i keq në fushë, shokët e skuadrës e anashkaluan

04/09/2024 23:35
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti holandez, Rafael Van der Vaart ka ‘goditur’ fuqishëm sulmuesin norvegjez, Erling Haaland, me deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Erling Haaland ishte shumë i keq. Nëse ai nuk shënon, ai është shumë i padobishëm. Unë e shoh atë një lojtar shumë mesatar në top.

Shokët e skuadrës madje e anashkaluan. Ai ishte lojtari më i keq në fushë”, deklaroi Van der Vaart.

Kujtojmë se Erling Haaland ka luajtur më shumë ndeshje pa shënuar kundër Real Madridit se çdo kundërshtar tjetër në karrierën e tij në Champions League (8 goditje, 6 në portë në 269 minuta)

/GazetaBlic Sport/