Lajme

Putini sheh “lëvizje pozitive” në bisedimet me Ukrainën

03/11/2022 13:52
nga:Astrit Gashi

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, dy javë pas nisjes së fushatës ushtarake të Moskës për pushtimin e fqinjit të saj.

“Ka disa ndryshime pozitive, negociatorët nga ana jonë më raportuan,” i tha Putin homologut të tij bjellorus Alexander Lukashenko gjatë një takimi në Moskë.

Ai shtoi se negociatat “tash po zhvillohen pothuajse çdo ditë”.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa runde bisedimesh që kur Putini dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Bisedimet kanë çuar në hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e këtyre përpjekjeve.

Putin premtoi se do ta mbajë të “informuar” aleatin e tij Lukashenko mbi procesin e negociatave.