Kupa e Botës 2022

Pse Brazili po kryen përgatitjet e fundit para Kupës së Botës në fushën stërvitore të Juventusit?

11/15/2022 12:20
nga:Mergim Rreci

Brazili po përgatitet për Katar 2022 në terrenin stërvitor të Juventusit dhe trajneri i tyre Tite shpjegoi pse kombëtarja nga Amerika-Latine ka zgjedhur këtë vend për të stërvitur përpara Kupës së Botës.

“Ne kemi një udhëzues në përgatitjen e ekipit brazilian, ne gjithmonë përpiqemi për përsosmëri. Dhe këtu është çështja e përgatitjes për një Kupë Bote në një vend të klasit të lartë”, tha Tite të hënën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Qendra stërvitore e Juventusit e ofron këtë, përveç lehtësive logjistike”, vazhdoi ai.

Brazili do të përdorë gjithashtu J-Hotel, gjithashtu në pronësi të Bianconerëve, i cili është ngjitur me terrenin e tyre të stërvitjes dhe ka qasje të drejtpërdrejtë në fushë. Lojtarët e Brazilit do të qëndrojnë në J-Hotel deri më 20 nëntor, kur do të fluturojnë për në Katar.

/GazetaBlic Sport/