Sporti

Probleme financiare e vonesa në ekzekutimin e pagave tek KEK-u, futbollistët bojkotojnë stërvitjet

02/27/2025 22:20
nga:Mergim Rreci

Skuadra e KEK-ut nuk po kalon në një moment të mirë.

Siç mëson GazetaBlic Sport, kjo skuadër ka probleme financiare, të cilat po e vështirësojnë funksionimin e rregullt.

Tek ‘Elektricistët’ ka vonesa në ekzekutimin e pagave, të cilat kanë ndikuar që futbollistët të bojkotojnë angazhimet në klub, duke mos dalur prej dy ditësh në stërvitje.

Megjithatë, ata pritet të paraqiten në ndeshjen e kësaj fundjave, ku skuadra e KEK-ut përballet me Vjosën.

/GazetaBlic Sport/