Sporti

Prishtina merr fitore të madhe ndaj Malishevës, Feronikeli ’74 e ndal Dritën

10/19/2024 14:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Skuadra e Prishtinës ka siguruar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ‘Liman Gegaj’ ishte 1 me 3.

Hazrollaj shënoi golin e vetëm për skuadrën e Bekim Isufit, kurse Akinbule, Gallapeni dhe Vitija realizuan për kryeqytetasit.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 dhe Drita barazuan me rezultat 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/