Sporti

Prishtina fiton me përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Dritës, Malisheva triumfon me rezultat tenistik Ferizajt

10/19/2022 14:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar në derbi ndaj Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryeqytetasit fituan minimalisht me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat e fundit.

Fillimisht Balde i dha avantazhin skuadrës vendase, por me dy gola në fund të ndeshjes nga Shafiti dhe Kryeziu, Prishtina arriti të sigurojë fitoren e madhe.

Skuadra e Ardian Nuhiut luajti me një lojtar më pak nga minuta e 60-të, kjo sepse Rron Broja u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka fituar me spekaktël të jashtëzakonshëm ndaj Ferizajt.

Mysafirët fituan me rezultat 0 me 6, atje ku dhuruan një paraqitje shumë pozitive.

/GazetaBlic Sport/