Daniel Lekndreaj mund të jetë basketbollist i ri i Sigal Prishtinës.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se skuadra nga kryeqyteti është e interesuar për shërbimet e tij dhe se janë në negociata për një marrëveshje të mundshme.
Lekndreaj ishte pjesë e Bashkimit në edicionin që shkoi, kurse ka luajtur edhe tek skuadra e Pejës.
Prishtina dhe Lekndreaj kishin bashkëpunuar edhe në vitin 2021, atje ku e kishin fituar trofeun e Kupës së Kosovës së bashku.
/GazetaBlic Sport/


