Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë, raporton GazetaBlic.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë se në aksidentin e sotëm, dy veturat kanë qenë në lëvizje.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Malishevë: Aksident me fatalitet, dyshohet për një të vdekur dhe disa të lënduar


