Sporti

Përfaqimi i ngrohtë mes Xavit e Laportas pas kalimit tutje në Europa League

03/17/2022 23:20
nga:Mergim Rreci

Një mbrëmje spektakli dhe rivaliteti në Europa League.

Galatasaray dhe Barcelona kanë dhuruar emocione të veçanta në Turqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Xavit ka triumfuar me rezultat 1 me 2, rezultat ky që e dërgon tutje në Europa League.

Marcao shënoi për epërsinë e skuadrës turke, por një gol i Pedrit barazoi shifrat në 1 me 1. Me të filluar pjesa e dytë, Aubameyang shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për klubin spanjoll.

Një video e publikuar para pak minutave tregon sesi Xavi e përqafoi presidentin e këtij klubi, Joan Laportan pas ndeshjes. Duket se tashmë edhe atmosfera është në nivelin e duhur tek kjo skuadër.