Fit&Sexy

‘Perdja e syrit’, pse ndodh dhe si mund të trajtohet? Oftalmologu Hajdari: Të jemi të kujdesshëm ndaj rrezatimeve të ekraneve të ndryshme

05/06/2024 14:53
nga:N K

Katarakta e njohur si “Perdja e syrit” është një mjegullim i thjerrëzës së syrit që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të pamurit.

Lidhur me këtë në një intervistë për GazetaBlic, ka folur oftalmologu Arsim Hajdari, ku tha se është një pëlhurë që shfaqet tek njerëzit e zakonisht më shumë tek moshat e shtyera e që njihet si ‘Katarakta’.

Zakonisht në moshat e shtyera 60-të e sipër, ne presim zakonisht që ata të kenë një pëlhurë që njihet në popullatë apo ‘Katarkata’ ndryshe që mund të jetë e llojllojshme. Njëra nga to mund të jetë ajo senile që është pëlhura e moshës. Kemi edhe pëlhura të tjera që obligojnë njeriun të ndërrmarrë intervenime mjekësore”, deklaroi ai.

Tutje ai foli për pëlhurat më të shpeshta e njohur ndryshe si ‘Katarakta’ dhe llojet e tyre.

“Pëlhurat më të shpeshta nëse janë moshat më të reja quhen presionile, që mund të jenë traumatike, të lindura, kongjenitale dhe ato nga sëmundje të tjera si vektorë sekondarë që do të thotë ka një sëmundje primare dhe ajo mund ta sjellë atë, mund të jenë sëmundje me artrite të ndryshme, me mushkëri, me ateroskleroz, sëmundje kronike”, tha ai.

Tutje poashtu ai foli dhe për faktorët kryesorë dhe atë më të shpeshtin të kësaj sëmundje apo ‘Kataraktës’.

“Faktorët e kësaj sëmundje janë të llojlloshme, së pari ne duhet të jemi në kordinim të plotë me specialistë të fushave të tjera, që të arrijmë të konkludojmë nga ka ardhur edhe vet kjo patologji. Në oftalmologji kur ne veq e kemi këtë lesion apo këtë patologji, ne pastaj e verifikojmë përmes specializimeve të tjera të cilët e konstatojnë nëse pacienti ka problem me gjëndra tiroide, pastaj me pjesën endokrine që është diabeti mellotip apo tip b, hipertensioni alterial, hiperepidemit e ndryshme, artriti apo reuma që njihet ndryshe në popullatë”, u shpreh ai.

“Faktori më i shpeshtë ne presim që me qenë mosha sepse kjo është tipikisht sëmundje që lidhet me moshën si shenjë më dominante  sepse kataraktat apo pëlhurat njihen gjithmonë te moshat e shtyera mbi moshën 55-60 e tutje”, vazhdoi tutje ai.

Oftalmologu Hajdari tutje përmendi llojet e sëmundjes së ‘Perdës së syrit’ , arsyen estetike dhe dallimin e tyre.

“Sëmundja e pëlhurës apo katarakta është në pjesën e brendshme të syrit që njihet si pëlhura e brendshme, ndërsa kemi edhe pëlhurën e jashtme të syrit trigiumi dhe ajo ndonjëherë përveq aspektit funksional mund të operohet edhe në aspektin estetik sepse pacientit i rrin sytë e skuqur dhe shpesh herë edhe lotojnë dhe ndonjëherë duket se e ka atë ndjenjën e ranës në sy”,potencoi ai.

“Te pëlhura e brendshme në mënyrë të përshpejtuar ankesat janë reduktimi apo varëfëria e shikimit, bie niveli i shikimit, pacienti kërkon menjëherë të sheh si ka pa apo pse nuk po sheh tani.Ndërsa te pëlhura e jashtme përveq aspektit që mund ta mbulojë bebzën e syrit, ajo është edhe estetike sepse gjithmonë i qëndrojnë sytë e skuqur sidomos kur kemi ekspozim në diell apo kur i pastrojmë flokët”, theksoi ai.

Ndërsa Hajdari për simptomat e kataraktes tha se janë ato që reduktojnë kualitetin e jetës së përditshme.

“Fillimisht kemi një trubullim në shikim në distancë apo në afërsi, reduktohen apo zbehen ngjyrat, nuk i sheh ngjyrat si përpara pastaj ndonjëherë ka edhe një fotofobi që i nxitë me ba një fokus të syve, zvogëlim i syve, pastaj ka edhe në vozitje ka ankesa thotë që po shpërndahet drita apo është një fosfernash të shpërndara ashtu përreth dritave të tjera.Ndonjëherë dinë me ardhë me rritje të tensionit apo syve të cilat poashtu kanë dhimbjet e tjera”, tregoi ai.

Më tej, ofatlmologu Hajdari tregon për efektet negative që përmban sëmundja e kataraktës.

“Efektet negative edhe në kirurgjinë e kataraktës egzistojnë edhe në sy edhe gjatë intervenimit postoperative edhe pas intervenimit, më të zakonshme edhe pse teknologjia ka avnacuar mjaftueshëm që me pas në miniatura këto komplikime apo trauma të cilat mund të krjohen por prapseprapë ato edhe egzistojnë, mund të jenë gjakderdhjet e ndryshme nëse personi ka diabet, rritjet e tensionit gjatë intervenimit, mund të kemi poashtu lluksusim të thjerrzës apo zhvendosja e thjerrzës nga vendi ku vendoset në pjesën e përparme apo të pasme të syrit, mund të kemi poashtu edhe trauma e cila mund të krijohet për momentin që varet nga pacienti”, tha ai.

Përveq tjerash mund të jenë nga sëmundje të ndryshme endokrine, poashtu edhe nga mosdurimi apo mos qetësia që gjatë intervenimit mund të bëhet, sepse ky intervenim tash për tash bëhet në anestezion lokal, nuk mund të bëhet në anestezion të përgjithshëm përveq nëse pacienti kërkon të mos ndjejë intervenimin.

Sipas Hajdarit këto efekte mund të parandalohen duke përdorur masat mbrojtëse specifike për këtë sëmundje të kataraktës.

“Efektet mund të parandalohen nëse mund të mbrohemi gjatë ekspozimit në diell, ushqyeshmëria ndikon shumë sepse ndonjëherë dinë me dhanë elemente të cilat e nxisin këtë denatyrim të lensit apo kristalinit të syrit të cilën e quajmë kataraktë, poashtu edhe traumat nëqofse bëhet ndonjë sport apo ndonjë aktivitet e cila e rrit rrezikshmërinë e shkaktimit të kataraktës. Të jemi të kujdesshëm ndaj rrezatimeve, ekraneve të ndryshme e pastaj edhe mosha që duhet të jemi të përgatitur”, tha ai.

Për në fund ai përmendi se kjo sëmundje mund të prekë edhe fëmijët e posalindur, mirëpo edhe mund të shfaqet si pasojë e disa elementeve.

“Ekziston katarakta koingjenitale te fëmijët e posalindur që ka një katarakt të lindur, poashtu edhe të fëmijët vjen si pasojë e traumave të ndryshme si me top me mjete të mprehta, gjatë lëndimeve që janë goditëse, shtypëse edhe perferative apo depërtuese në sy”, përfundoi Oftalmologu Arsim Hjadari.

/GazetaBlic/