Lajme

Haradinaj me pritje madhështore në Gjakovë – Prezanton planin e AAK-së për një “Kosovë Fituese”

11/26/2024 19:13
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin për një “Kosovë Fituese” në Gjakovë, duke theksuar prioritetet për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës për qytetarët, raporton GazetaBlic.

Ai kritikoi Qeverinë aktuale për paaftësinë në realizimin e projekteve si Zona Ekonomike Amerikane dhe Rruga Gjakovë-Dollc, të cilat mbeten të papërfunduara.

Haradinaj theksoi se Gjakova, megjithë sfidat, është ndër komunat me performancën më të lartë, falë punës së Kryetarit Gjini dhe ekipit të tij.

Plani i AAK-së përfshin anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen e pagës mesatare në 1000 euro, si dhe zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe energjisë.

Po ashtu, Haradinaj premtoi masa të reja për punësimin e rinisë dhe mbështetje për familjet. “Kosova që meritojmë është një Kosovë që fiton dhe ecën përpara me dinjitet,” tha ai.