Ndihmësi i Juventusit, Marco Landucci është pezulluar për një ndeshje dhe është gjobitur me 5,000 euro, njoftoi të martën Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Sipas shtypit italian, Marco Landucci ka fyer Luciano Spallettin, trajnerin e Napolit, ndeshje që u fitua nga napoletanët me rezultat 0 me 1, përcjell GazetaBlic Sport.
Gomar tullac…,do ta ha zemrën tënde”, tha ai. Juventus u gjobit edhe me 15 mijë euro, në këtë rast për “thirrje ofenduese ndaj arbitrit dhe ndaj tifozëve të Napolit”.
/GazetaBlic Sport/


