Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në rimeçin e jashtëzakonshëm.
Kjo super përballje do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Arabinë Saudite, transmeton GazetaBlic Sport.
Meçin e parë e kishte fituar boksieri ukrainas, duke unifikuar të gjitha titujt e mundshëm, gjë të cilën synon ta mbrojë edhe nesër.
Ky meç pritet të zhvillohet rreth orës 23:00, fillimi i tij mund të shtyhet maksimalisht deri në orën 23:30.
Njohësi i madh kosovar i boksit, Artan Verbica, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, tha se Fury do të fitojë rimeçin e madh ndaj Usyk.
“Duke ditur se si shkuan gjërat herën e parë, këtë herë do të jetë ndryshe. Mendoj se në herën e parë Usyk kishte një dëshirë më të madhe për fitore, kur dihet se gruaja e tij kishte mbetur shtatzënë dhe kishte sjellë në jetë një vajzë dhe ai me të gjitha mundësitë nuk shkoi ta vizitonte. Vajza e tij mbushi dy muaj pa e parë, ai e takoi vetëm kur mposhti Fury-n. Dhe nuk është rastësi që kjo rezultoi me fitore. Ndërsa Fury nuk kishte seriozitetin si me kundërshtarët e tjerë dhe kjo rezultoi me disfatë. E njëjta gjë do të jetë edhe këtë herë, sigurisht që do të triumfojë ai që është më i motivuar, më i uritur. Shanset janë të barabarta, por mendoj se Fury fiton këtë herë“, deklaroi Verbica.
/GazetaBlic Sport/