Sporti

Në Itali janë të bindur, Inter ka kompletuar tre blerjet e para, pritet vetëm zyrtarizimi

06/10/2022 08:00
nga:Mergim Rreci

Ditë mjaft intensive merkatoje te Interi, me drejtuesit zikaltër që janë duke punuar në disa drejtime, si për lojtarët që do të afrojnë , ashtu edhe për ata që pritet të largohen nga Milano sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat italiane, Marotta e Ausilio kanë arritur marrëveshjen për tre blerjet e para të klubit, që janë mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, anësori i Cagliarit, Raoul Bellanova dhe mesfushori shqiptar i Empolit, Kristjan Asllani.

Zikaltrit kanë akord të plotë si me tre futbollistët, ashtu edhe me klubet e tyre, teksa për t’i zyrtarizuar, pritet që të veprohet fillimisht me merkaton në dalje, ku emra si Sanchez, Vidal, Ranocchia e Gagliardini janë me valixhet gati.

Ndërkohë deri tani nga zikaltrit janë larguar mesfushorët Vecino e Perisic, si dhe mbrojtësi serb Kolarov, të cilëve u ka përfunduar kontrata, por edhe sulmuesi Caicedo, i cili ishte në huazim nga Genoa/SS/.