Një ngjarje aspak e mirë ndodhi sot para ndeshjes mes dy kombëtareve të femrave, asaj të Kosovës dhe Turqisë.
Gjatë intonimit të himnit turk, gjyqtarja e ndeshjes, Michalina Diakow, ra pa ndjenja në fushë, transmeton GazetaBlic Sport.
Shpejt intervenuan ekipet mjekësore të dy kombëtareve, të cilat e ndihmuan të këndellet dhe të shkojë drejt zhveshtores.
Fatmirësisht, gjendja e saj u përmirësua dhe nuk pati ndonjë rrezik tjetër eventual.
Ja pamjet:
Türkiye ile Kosova arasındaki karşılaşmanın seremonisinde hakem Michalina Diakow aniden baygınlık geçirdi. pic.twitter.com/XtnRFrKItJ
— SKORBORD (@skor_bord) October 28, 2025


