Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e radhës të nëntorit.
Muriqi pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Izraelit dhe tashmë do të jetë jashtë fushës së blertë, shkruan GazetaBlic Sport.
Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se sulmuesi kosovar do të largohet nga grumbullimi me Kosovën dhe të udhëtojë për në Mallorca.
“Pavarësisht punës së madhe të stafit mjekësor, Vedat Muriqi nuk do të jetë gati për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ai do të rikthehet tek Mallorca, kurse do të vazhdojë punën me stafin tonë mjekësor derisa kjo gjë të realizohet. Nuk dihet saktësisht për kohën e mungesës së tij“, ka deklaruar Sahiti.

/GazetaBlic Sport/


