Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Sipas tij, e shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, tha ndër të tjera, ministri Çeku.
/GazetaBlic Sport/


